
Aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë sërish i bllokuar sot për disa orë, për shkak të një proteste të fermerëve grekë.
Policia Kufitare e Kakavijës njoftoi se autoritetet greke kanë informuar për bllokimin e rrugës në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, nga ora 19:00 deri në 22:00, sipas orës lokale greke.
Gjatë këtij intervali, qarkullimi do të lejohet vetëm për automjetet me emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe i këshillon të planifikojnë udhëtimet në orare të tjera të ditës.