03.11.2026
Rajoni

Maqedonia e Veriut shpall krizë energjetike njëjavore

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur gjendje krize në furnizimin me energji elektrike në të gjithë territorin e vendit për shtatë ditët e ardhshme.

Vendimi u mor në mbledhjen e rregullt të qeverisë, me propozim të Komitetit Drejtues për Koordinimin dhe Menaxhimin e Sistemit të Krizave.

Sipas qeverisë, kriza lidhet me pamundësinë për të siguruar mazutin e nevojshëm për prodhimin e energjisë. Rezervat e detyrueshme të derivateve të naftës do të transferohen pa kompensim, ndërsa kompania shtetërore e energjisë ASH ESM është e detyruar të raportojë pranë qeverisë dhe Ministrisë së Financave mbi konsumin e mazutit.

Javën e kaluar, ASH ESM njoftoi se bllokadat e pikave kufitare nga fermerët grekë kanë penguar importin e mazutit, duke krijuar vështirësi serioze në furnizim dhe duke çuar në kërkesën për shpalljen e gjendjes së krizës.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.