
Kuvendi zgjodhi mbrëmë Endri Shabanin në detyrën e Avokatit të Popullit me 85 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim, në një votim të fshehtë që opozita e braktisi. Shabani do të mbajë mandatin 5-vjeçar, duke zëvendësuar Erinda Ballancën, e cila e ushtroi funksionin tre vite pas përfundimit të mandatit.
Në garë ishin gjashtë kandidatë, ndërsa seanca u shoqërua me akuza të opozitës për “pazar politik” dhe me deklaratat e mazhorancës se nuk kishte firmosur për asnjë propozim.