03.11.2026
Ekonomi

Kuvendi miraton Paqen Fiskale mes përplasjesh, rrëzon shumicën e amendamenteve

Kuvendi miratoi mbrëmë me 75 vota pro “Marrëveshjen e Paqes Fiskale”, pas një seance maratonë të mbushur me përplasje të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës. Amendamentet e Taulant Ballës kaluan, ndërsa propozimet e Enno Bozdos, Erion Braçes, Jorida Tabakut, Agron Shehajt dhe Erald Kaprit u rrëzuan. Opozita e quajti ligjin “autostradë për pastrimin e parave”, ndërsa Tabaku paralajmëroi se PD do ta çojë në Kushtetuese.

Mazhoranca miratoi gjithashtu paketën e ndryshimeve tatimore: procedurat tatimore (81 vota), TVSH-në (80 vota), tatimin mbi të ardhurat (84 vota), taksat vendore (81 vota), faturimin elektronik (81 vota), rivlerësimin e pasurive (76 vota) dhe fshirjen e detyrimeve tatimore (73 vota). Shumica e amendamenteve për këto projektligje u rrëzuan.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.