
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, shpalli fitore për Lëvizjen Vetëvendosje pas mbylljes së votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Duke folur për media, Kurti tha se pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të konstituohet Kuvendi dhe të formohet qeveria e re. Ai u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me opozitën në miratimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare dhe në procesin e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm.
Sipas rezultateve paraprake, Vetëvendosje kryeson me rreth 50 për qind të votave, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të konfirmohen pas përfundimit të numërimit dhe certifikimit zyrtar.