
Në Tiranë, Partia Demokratike zhvilloi mbrëmë “Foltoren” e radhës para Kryeministrisë, ku qindra qytetarë kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministres Belinda Balluku, mes akuzave për korrupsion dhe mohimin e të drejtave të opozitës në Parlament.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, tha se opozita po nis “betejën përfundimtare”, duke prezantuar programin e ri politik të partisë. Deputetë dhe mbështetës të tjerë mbajtën fjalime gjatë tubimit.
Para protestës, policia pati përplasje me disa aktivistë të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, që po protestojnë prej ditësh para Kryeministrisë.
Tensionet politike janë rritur javët e fundit, ndërsa opozita ka organizuar disa protesta antiqeveritare.