
Pas një seance maratonë prej 14 orësh me debate dhe tensione, Kuvendi miratoi 13 projektligje dhe dy projektvendime, që nga marrëveshjet ndërkombëtare e deri te projektet hekurudhore të Korridorit VIII. Në fillim të seancës, kryeparlamentari Niko Peleshi njoftoi shtyrjen e raportit të KQZ-së dhe rrëzoi me votat e mazhorancës kërkesën e PD-së për një interpelancë urgjente me kryeministrin Rama lidhur me pezullimin e ministres Balluku.
Po me të njëjtën shumicë u rrëzua edhe propozimi për heqjen nga rendi i ditës të projektligjit që rregullon përgjegjësitë e zgjeruara të prodhuesve. Më pas, Kuvendi vijoi miratimet, ku disa ligje u mbështetën gjerësisht, ndërsa ligjet për energjinë, hekurudhat dhe mbetjet kaluan me votat e mazhorancës. Në fund, u emërua drejtuesja e re e AMF-së dhe komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.