29.10.2026
Politike

Berisha nis ‘Foltore 2’ me akuza të rënda nga Mirdita: ‘Shqipëria po shkon drejt shfarosjes’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zgjodhi Mirditën për të nisur atë që ai e quajti “Foltore e Dytë”. Para demokratëve dhe qytetarëve të zonës, ai tha se ndryshe nga lëvizja e vitit 2021, kjo e sotmja është një betejë që lidhet me fatet e vendit dhe të demokracisë. Berisha vlerësoi Mirditën për mbështetjen e vazhdueshme dhe theksoi se dy herë radhazi kjo zonë ka ndëshkuar me votë kryeministrin Rama.

Ai akuzoi qeverinë për braktisje të veriut dhe për përkeqësim të situatës demografike, duke sjellë si shembull largimin e të rinjve dhe rënien e lindjeve. Në fjalën e tij, Berisha u ndal edhe te investimet publike, duke kritikuar mungesën e tyre në zonat veriore dhe zvarritjen e projekteve infrastrukturore.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.