
Partia Demokratike zhvilloi mbrëmë protestën e radhës përpara Kryeministrisë, në kuadër të lëvizjes “Foltore – Dhjetori i pandërprerë”. Në tubim mori pjesë kreu i PD-së, Sali Berisha, bashkë me deputetë dhe përfaqësues të strukturave, të cilët folën për sfidat e rinisë, korrupsionin dhe gjendjen e arsimit në zonat rurale.
Berisha e cilësoi 8 Dhjetorin si ditën që ndryshoi historinë e vendit dhe theksoi se PD synon rikthimin e idealeve të Lëvizjes Studentore të vitit 1990. Ai bëri thirrje për protesta më të gjera, duke thënë se opozita po përgatitet për një valë të re mobilizimi qytetar.