03.11.2026
Ekonomi

Shqipëria nis rrugën drejt ekonomisë pa cash deri në 2030

Shqipëria ka prezantuar nismën “Cashless Albania 2030”, që synon të ulë ndjeshëm përdorimin e parasë fizike dhe të rrisë pagesat elektronike. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha se transformimi digjital do të nisë në vitin 2026 dhe mbështetet në tri shtylla: përdorimin më të gjerë të pagesave elektronike, reduktimin gradual të cash-it dhe modernizimin e infrastrukturës financiare.

Shembujt që ndiqen janë vendet më të avancuara si Suedia, Norvegjia, Holanda, Danimarka dhe Singapori, ku transaksionet elektronike dominojnë ekonominë. Sipas ministres, kjo reformë do ta vendosë Shqipërinë në të njëjtën linjë zhvillimi, duke rritur transparencën dhe ulur informalitetin.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.