
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi të dielën mbrëma se vitin e ardhshëm do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, pas protestave të studentëve në mbarë vendin që kërkuan shpërndarjen e Kuvendit.
Duke folur para ndërtesës së parlamentit në Beograd, Vuçiç tha se është pranuar kërkesa kryesore e protestuesve dhe se zgjedhjet do të shpallen gjatë vitit të ardhshëm. Ai shtoi se partia e tij është e gatshme për përballjen elektorale.
Presidenti njoftoi gjithashtu se do të nisë heqja e çadrave dhe gardheve të vendosura para parlamentit dhe se zona do të rihapet për qarkullim në fillim të janarit, ndërsa në shesh pritet të vendoset një hapësirë festive për fundvitin.