
Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.
Me këtë vendim, Kushtetuesja konfirmoi të gjitha vendimet e mëparshme të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Apelit dhe Gjykatës së Lartë, ndërsa refuzoi edhe kërkesën e Beqajt për rigjykim.
Beqaj ndodhet në burg që prej 4 korrikut 2024, pas arrestimit me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve për keqpërdorim të fondeve të Bashkimit Europian në programin SASPAC.
Për çështjen e koncesionit të “Sterilizimit”, ish-ministri po hetohet në gjendje të lirë.