29.10.2026
Politike

OSBE vlerëson ndryshimet në Kodin Penal për shpifjen, kërkon hapa të mëtejshëm për dekriminalizim

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpriti ndryshimet e miratuara në Kodin Penal për shpifjen, duke i cilësuar një hap të parë drejt forcimit të lirisë së shprehjes.

Në një deklaratë, OSBE-ja theksoi se mbrojtja e shtuar për gazetarët pasqyron rekomandime të hershme të organizatës, por nënvizoi se dekriminalizimi i plotë i shpifjes mbetet i domosdoshëm.

Kuvendi miratoi ndryshimet me 85 vota pro.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, tha se ligji përjashton përgjegjësinë penale për gazetarët që veprojnë me mirëbesim dhe forcon ndëshkimet për dhunën dhe kërcënimet ndaj tyre.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.