
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpriti ndryshimet e miratuara në Kodin Penal për shpifjen, duke i cilësuar një hap të parë drejt forcimit të lirisë së shprehjes.
Në një deklaratë, OSBE-ja theksoi se mbrojtja e shtuar për gazetarët pasqyron rekomandime të hershme të organizatës, por nënvizoi se dekriminalizimi i plotë i shpifjes mbetet i domosdoshëm.
Kuvendi miratoi ndryshimet me 85 vota pro.
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, tha se ligji përjashton përgjegjësinë penale për gazetarët që veprojnë me mirëbesim dhe forcon ndëshkimet për dhunën dhe kërcënimet ndaj tyre.