
62.9% e shqiptarëve mendojnë se qeveria e drejtuar nga Sali Berisha kreu krim shtetëror më 21 janar 2011, me vrasjen e katër protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sipas një sondazhi të Zëri i Shqiptarëve në ABC News.
19.2% e të anketuarëve thonë se qeveria mbrojti pushtetin e vet, ndërsa 17.9% mendojnë se mbrojti shtetin.
Sondazhi u zhvillua me 1,425 të rritur, me marzh gabimi ±2.6%. Pyetësori u shpërnda me SMS të rastësishme dhe u plotësua online, në mënyrë anonime.