29.10.2026
Politike

Sondazhi: Shumica e shqiptarëve e konsiderojnë 21 janarin krim shtetëror

62.9% e shqiptarëve mendojnë se qeveria e drejtuar nga Sali Berisha kreu krim shtetëror më 21 janar 2011, me vrasjen e katër protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sipas një sondazhi të Zëri i Shqiptarëve në ABC News.

19.2% e të anketuarëve thonë se qeveria mbrojti pushtetin e vet, ndërsa 17.9% mendojnë se mbrojti shtetin.

Sondazhi u zhvillua me 1,425 të rritur, me marzh gabimi ±2.6%. Pyetësori u shpërnda me SMS të rastësishme dhe u plotësua online, në mënyrë anonime.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.