
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka paditur në Gjykatën Administrative institucionin e Presidentit të Republikës dhe prokurorin e posaçëm Ols Dado, duke kërkuar shpalljen absolutisht të pavlefshme të dekretit të emërimit të Dados si prokuror në vitin 2008.
Sipas padisë, Dado u emërua në kundërshtim me ligjin, pasi në atë kohë ishte noter dhe nuk kishte përfunduar Shkollën e Magjistraturës. Veliaj kërkon që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të përfundojë menjëherë statusin e tij si magjistrat.
Veliaj pretendon se të gjitha veprimet penale ndaj tij, përfshirë masat e sigurisë dhe kufizimin e mandatit si kryetar bashkie, bazohen në një emërim të pavlefshëm.