29.10.2026
Turizëm

Ivanka Trump vizitë private në Shqipëri, fokus te turizmi

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, ndodhet prej disa ditësh në Shqipëri për një vizitë private, të lidhur me interes për investime strategjike në turizëm.

Ajo ka vizituar ishullin e Sazanit, ku ka publikuar foto dhe video në rrjetet sociale, si edhe disa zona në Vlorë, përfshirë Zvërnecin, Porto Novën, Dalanin dhe Akerninë. Vizitat janë fokusuar në vijën bregdetare dhe territore me potencial për zhvillim turistik elitar.

Pas qëndrimit në Vlorë, Ivanka Trump u ndal në Tiranë, ku u prit në Kryeministri nga kryeministri Edi Rama.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.