
Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë është shtyrë për disa ditë, pas ankesave të paraqitura në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Katër parti nga komunitetet joshumicë dhe kandidati i PDK-së, Bekim Haxhiu, kanë kundërshtuar publikimin e rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja. PZAP njoftoi se ka pranuar gjithsej shtatë ankesa dhe do të vendosë brenda afatit ligjor prej katër ditësh.
Haxhiu kërkon përjashtimin e mbi 23 mijë fletëvotimeve me postë, të pranuara pas afatit ligjor. Ndërkohë, KQZ-ja ka vendosur rinumërimin e të gjitha votave për shkak të parregullsive. Certifikimi do të bëhet pas përfundimit të afateve ankimore, duke hapur rrugën për krijimin e institucioneve të reja.