29.10.2026
Politike

PD: Do të vazhdojmë punën në komisionet e reformës

Nënkryetari i PD-së dhe bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Territoriale, Luçiano Boçi, tha se Partia Demokratike nuk e bojkoton komisionin, por do të marrë pjesë vetëm në mbledhje të thirrura me dakordësi dhe sipas rregullave parlamentare.

Ai e cilësoi “nul” mbledhjen e zhvilluar dje nga mazhoranca, duke thënë se është thirrur pa njoftim dhe pa konsultim me bashkëkryetarin e opozitës, ndaj çdo vendimmarrje e saj është e pavlefshme.

Boçi paralajmëroi reagim të fortë nëse mazhoranca tenton ndryshime të njëanshme, përfshirë përbërjen e komisionit, dhe theksoi se Reforma Territoriale duhet të ketë një përfundim konsensual, me konsultim të pushtetit vendor dhe qytetarëve.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.