
Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini, u arrestua nën dyshimin për përvetësim dhe keqpërdorim.
Arrestimi u krye nga policia në koordinim me Prokurorinë Publike në Shkup.
Autoritetet thanë se hetimet janë në zhvillim dhe detajet do të publikohen më vonë.
Sejdini drejtoi federatën nga viti 2019 deri në vitin 2025.
Në shkurt, ai u pezullua për dy vjet nga federata për shkelje të rënda në detyrë.
Sipas vendimit disiplinor, ai kishte miratuar një pagesë paraprake jashtë kushteve të kontratës për një projekt në stadiumin “Biljanini Izvori”.