Deputeti gjerman Thomas Hacker tha se duhet parë pas zgjedhjeve nëse presidenti serb Aleksandar Vuçiç e ka seriozisht kur thotë se nuk do t’i respektojë marrëveshjet e dialogut me Kosovën.

Hacker tha se siguria në Ballkanin Perëndimor mbetet e ndjeshme dhe përmendi sulmin në Banjskë si një ngjarje të rrezikshme që nuk duhet të përsëritet.
Sipas tij, komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë më shumë për sigurinë e rajonit.
Deputeti gjerman tha se normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm nëse të dyja vendet synojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.
Ai u shpreh se masat ndaj Kosovës duhet të hiqen, pasi sipas tij nuk kanë më kuptim, dhe se duhet të nisë zbatimi i planit franko-gjerman.