
Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në qytetin Gala?i të Rumanisë, pranë kufirit me Ukrainën, duke plagosur lehtë dy persona.
Autoritetet rumune thanë se shpërthimi shkaktoi zjarr në katin e dhjetë të pallatit dhe se rreth 70 banorë u evakuuan.
Rumania e dënoi incidentin si përshkallëzim serioz nga Rusia dhe njoftoi NATO-n.
Dy avionë F-16 u ngritën pas identifikimit të dronëve në hapësirën ajrore rumune.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, që nga nisja e luftës në Ukrainë, në territorin rumun janë regjistruar 47 raste fragmentesh dronësh rusë.