27.10.2026
Ekonomi

Punësimi i të huajve në Shqipëri rritet, bizneset përballen me sfida

Punësimi i shtetasve të huaj në Shqipëri po rritet, por jo pa sfida për bizneset. Shumë punonjës të huaj respektojnë kontratat dhe qëndrojnë afatgjatë, por të tjerë largohen shpejt, duke përdorur Shqipërinë si pikë kalimi drejt vendeve të BE-së, kryesisht Greqisë dhe Italisë.

Shtetasit nga Filipinet dhe India mbeten ndër më të qëndrueshmit, duke respektuar kontratat dhe vazhdimësinë në punë.

Kjo situatë krijon paqëndrueshmëri për bizneset, të cilat përballen me mungesë stafi dhe kosto të përsëritura. Sfida kryesore për ta është të sigurojnë që punonjësit të qëndrojnë dhe respektojnë marrëveshjet e punës.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.