
Rusia ka paralajmëruar se mund të godasë Kievin nëse Ukraina ndërmerr veprime për të prishur festimet e 9 Majit në Moskë.
Paralajmërimi vjen në prag të Ditës së Fitores, kur Rusia përkujton fitoren ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Sipas raportimeve ndërkombëtare, Moska ka kërkuar që diplomatët dhe qytetarët e huaj në Kiev të marrin masa sigurie, pas kërcënimit për një “sulm hakmarrës” ndaj kryeqytetit ukrainas.
Kremlini e ka lidhur paralajmërimin me ceremonitë e 9 Majit në Sheshin e Kuq, ku zhvillohet parada tradicionale ushtarake.
Ukraina ka propozuar një armëpushim të përkohshëm rreth kësaj date, por sulmet kanë vijuar në disa zona të vendit.