27.10.2026
Sport

Botërori nis me fitore të Meksikës dhe Koresë së Jugut

Kupa e Botës 2026 nisi me fitore për Meksikën dhe Korenë e Jugut në Grupin A.

Meksika mposhti Afrikën e Jugut 2-0 në stadiumin “Azteca” në Mexico City.

Quiñones kaloi vendasit në avantazh në minutën e 9-të, ndërsa Jimenez shënoi golin e dytë në minutën e 67-të.

Afrika e Jugut e mbylli ndeshjen me nëntë lojtarë, pas përjashtimeve të Sithole në minutën e 49-të dhe Zwane në minutën e 84-t.

Për Meksikën u përjashtua Montes në minutën e 92-të.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Koreja e Jugut përmbysi Çekinë 2-1 në Guadalajara.

Çekia kaloi e para në avantazh me golin e Ladislav Krejci në minutën e 59-të.

Koreja barazoi tetë minuta më vonë me Hwang In-beom, pas një pasimi të Lee Kang-in.

Golin e fitores e shënoi Oh Hyeon-gyu, i cili kishte hyrë në lojë në vend të Son Heung-min.

Çekia shënoi edhe një herë me Tomas Soucek, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Pas ndeshjeve të para, Meksika dhe Koreja e Jugut kryesojnë Grupin A me nga tri pikë.

Në raundin e ardhshëm, Koreja e Jugut do të luajë kundër Meksikës më 18 qershor, ndërsa Çekia do të përballet me Afrikën e Jugut në Atlanta.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.