
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, u bëri thirrje liderëve politikë në Kosovë që ta vendosin integrimin në Bashkimin Evropian mbi ndarjet politike.
Costa po qëndron në Prishtinë në kuadër të turit të tij në Ballkanin Perëndimor, para Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Mal të Zi.
Ai u takua me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si dhe me drejtues të partive opozitare.
Në një kohë kur Kosova po shkon drejt zgjedhjeve, Costa tha se vendi ka nevojë për institucione të forta dhe të qëndrueshme, të afta për të zbatuar reforma.
Ai theksoi se Kosova duhet të përfitojë nga mundësitë që ofron BE-ja, por edhe të zbatojë detyrimet që dalin nga dialogu me Serbinë.
Pas Prishtinës, Costa do të vizitojë Beogradin, përpara se të shkojë në Mal të Zi, ku do të bashkëkryesojë Samitin BE-Ballkani Perëndimor.