27.10.2026
Sport

Maran debuton me humbje, Shqipëria mposhtet nga Izraeli në “Air Albania”

Shqipëria u mposht 0-1 nga Izraeli në miqësoren e luajtur në “Air Albania”, në debutimin e trajnerit Maran në stolin kuqezi.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në pjesën e dytë nga Gloukh, pas një kundërsulmi të Izraelit.

Kuqezinjtë patën disa mundësi të mira për të shënuar, sidomos me Mehmetin, Brojën dhe Ramadanin, por nuk arritën të gjenin rrjetën.

Izraeli ishte më i rrezikshëm në pjesën e dytë dhe iu afrua disa herë golit të dytë. Portieri Alan Sherri mbajti Shqipërinë në lojë me disa pritje vendimtare.

Pas golit pati tensione në fushë, pasi autori i golit provokoi tifozët dhe Hysaj reagoi.

Shqipëria kërkoi barazimin deri në fund, por nuk arriti të ndryshonte rezultatin, edhe pse arbitri dha shtatë minuta shtesë.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.