
Presidenti amerikan Donald Trump akuzoi Iranin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit, pas sulmeve me dronë ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit.
Trump tha në Truth Social se Irani lëshoi të paktën katër dronë sulmues drejt anijeve.
Sipas tij, forcat amerikane rrëzuan tre prej tyre, ndërsa një dron goditi një anije mallrash, duke shkaktuar dëme materiale.
Autoritetet britanike të sigurisë detare raportuan më herët se një anije pranë Omanit ishte goditur nga një predhë e panjohur.
Nuk u raportuan viktima apo dëme mjedisore.
Incidenti rrit pasigurinë për armëpushimin dhe për marrëveshjen e fundit mes SHBA-së dhe Iranit.