27.10.2026
Ekonomi

Administrata ruan të njëjtin numër punonjësish, ndërsa popullsia është tkurrur

Sektori publik u bë burimi kryesor i punësimit në Shqipëri gjatë vitit 2025, ndërsa bujqësia, industria, ndërtimi dhe shërbimet humbën peshë.

Sipas INSTAT-it, administrata dhe shërbimet publike zunë 21.7% të punësimit total, nga 17.1% një vit më parë. Punësimi në vend ra me rreth 15 mijë persona, por sektori shtetëror shtoi mbi 3 mijë vende pune.

Administrata publike numëron tashmë rreth 185 mijë punonjës, pothuajse aq sa në vitin 2002. Në atë kohë Shqipëria kishte mbi 3 milionë banorë dhe nuk ofronte shërbime digjitale. Sot popullsia ka rënë në rreth 2.36 milionë dhe shumica e shërbimeve kryhen në internet.

Ndërkohë, pesha e bujqësisë në punësim ra nga 36.7% në 33.8%, tkurrja më e madhe ndër sektorët.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.