
Vllaznia u eliminua shpejt, Egnatia kaloi në turin e dytë të Champions League, ndërsa sot Dinamo dhe Elbasani luajnë për të vijuar në Europë.
Dinamo udhëton në Kazakistan kundër Astanës, pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë. Kundërshtari me eksperiencë të madhe europiane e bën misionin të vështirë, por kryeqytetasit kërkojnë përmbysjen.
Elbasani luan ndaj Bate Borisov në fushë asnjanëse në Azerbajxhan, me avantazhin e barazimit 1-1 në ndeshjen e parë. Skuadra e Gvozdenoviç kërkon kualifikimin në turin e dytë të Conference League, duke luajtur gjithçka në këtë transfertë lindore.