02.11.2026
Rajoni

Gërmime për 23 intelektualët e zhdukur në vitin 1999

Autoritetet e Kosovës po kërkojnë në fshatin Kalludër të Zubin Potokut një varrezë të dyshuar, ku mund të jenë fshehur trupat e 23 intelektualëve shqiptarë të Mitrovicës.

Ata u rrëmbyen dhe u zhdukën më 19 prill 1999, gjatë luftës në Kosovë. Fati i tyre nuk është zbardhur prej më shumë se 27 vjetësh.

Gërmimet po zhvillohen me kërkesë të Prokurorisë dhe urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Në operacion janë përfshirë Policia e Kosovës, Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe EULEX-i.

Dy burra u arrestuan të hënën në rajonin e Mitrovicës, nën dyshimin se janë të përfshirë në krimet e luftës që lidhen me këtë rast.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.