
Qeveria miratoi dje dy marrëveshje me GIZ-in gjerman për të mbështetur negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, punësimin dhe formimin profesional.
Marrëveshja e parë lidhet me projektin SANECA II, që mbështet negociatat e anëtarësimit në BE në sektorin ekonomik.
Projekti do të zbatohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit në bashkëpunim me GIZ.
Marrëveshja e dytë lidhet me programin ProSEED, që mbështet zhvillimin ekonomik rajonal, nxitjen e punësimit dhe arsimin profesional.
Të dyja marrëveshjet zbatohen me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit, agjencinë gjermane të bashkëpunimit ndërkombëtar.