
Kryeministri Edi Rama dënoi sulmin me furgon në festimet e Paradës së Krenarisë në Berlin, ku një person humbi jetën dhe 17 të tjerë u plagosën. Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Rama shprehu solidaritet me Gjermaninë dhe familjen e viktimës, ndërsa u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.
Ai tha se nuk mund të ketë tolerancë për urrejtjen, dhunën dhe ekstremizmin, të cilat kërcënojnë sigurinë dhe vlerat demokratike.
Sulmi ndodhi të shtunën pranë festimeve të Christopher Street Day në parkun Tiergarten. Autoritetet gjermane po hetojnë një motiv të mundshëm ekstremist.