
Kryeministri Edi Rama tha se të ardhurat shtesë të buxhetit nga rritja e çmimit të naftës do të përdoren për bonusin e pensionistëve.
Në një takim me pensionistë, Rama foli për bonusin e verës prej 5 mijë lekësh, shpërndarja e të cilit ka nisur nga e marta.
Ai tha se bonusi nuk lidhet me fushatë zgjedhore, por me vëmendjen e premtuar ndaj pensionistëve.
Sipas Ramës, të ardhurat shtesë që kanë ardhur nga rritja e çmimit të naftës për shkak të konfliktit në Iran nuk janë mbajtur në buxhet, por janë përfshirë në mbështetjen për pensionistët.
Kryeministri tha se qeveria ka marrë masa edhe për personat me aftësi të kufizuara.
Ai përmendi dyfishimin e ndihmës për personat me aftësi të kufizuara dhe për fëmijët me aftësi të veçanta.
Rama tha gjithashtu se shteti do të paguajë sigurimet e kujdestarëve të personave me aftësi të kufizuara.