
Gjykata Supreme e Kosovës ka rrëzuar të gjitha ankesat për rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.
Vendimi i hap rrugën certifikimit zyrtar të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
KQZ pritet t’i certifikojë rezultatet këtë të mërkurë, 8 korrik.
Sipas rezultateve përfundimtare, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.13% të votave dhe 53 mandate në Kuvendin me 120 vende.
Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 22 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës 18 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.
Pas certifikimit, pritet të thirret seanca për konstituimin e Kuvendit.
Më pas nis procesi për formimin e Qeverisë së re.
Vetëvendosje konsiderohet se i ka votat për ta formuar qeverinë, por zgjedhja e presidentit mbetet pengesa kryesore politike.
Për zgjedhjen e presidentit kërkohet pjesëmarrja e dy të tretave të deputetëve në Kuvend.
Deri tani nuk ka marrëveshje mes partive për këtë çështje.
Mungesa e një marrëveshjeje për presidentin solli shpërndarjen e Kuvendit në pranverë dhe zgjedhjet e parakohshme.
Nëse partitë nuk arrijnë konsensus edhe këtë herë, Kosova mund të përballet sërish me zgjedhje të reja.