
Mbiçmimi i lekut ndaj dollarit amerikan është zbehur ndjeshëm gjatë këtij viti, pasi dollari është forcuar në tregjet ndërkombëtare.
Sipas Bankës së Shqipërisë, leku ishte rreth 14% më i fortë ndaj dollarit në dy muajt e parë të vitit. Në qershor diferenca ra në 3.3%, ndërsa në tri javët e para të korrikut zbriti më tej në 1.8%.
Një dollar u këmbye mesatarisht me 82.1 lekë gjatë korrikut, pothuajse në të njëjtat nivele me tremujorin e dytë.
Banka e Shqipërisë thotë se tregu valutor mbetet i qetë, por disa tregues sinjalizojnë presione më të forta mbi kursin dhe një ndryshim të mundshëm të pritjeve të operatorëve.