27.10.2026
Rajoni

Katër të vdekur nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut

Katër persona kanë humbur jetën dhe 35 raste të etheve të Nilit Perëndimor janë konfirmuar në Maqedoninë e Veriut, ndërsa disa pacientë po trajtohen në gjendje të rëndë.

Shumica e rasteve janë regjistruar në Shkup, ku autoritetet kanë shpallur epidemi në disa komuna dhe kanë intensifikuar dezinfektimin kundër mushkonjave.

Virusi transmetohet kryesisht nga pickimi i mushkonjave. Shumica e të infektuarve nuk shfaqin simptoma, por në raste të rralla sëmundja mund të prekë sistemin nervor dhe të bëhet kërcënuese për jetën. Nuk ka vaksinë për njerëzit.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.