27.10.2026
Rajoni

Tre të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Greqi

Tre persona humbën jetën pasi një helikopter privat u rrëzua të hënën në ishullin grek Sifnos dhe u përfshi nga flakët.

Helikopteri u rrëzua në zonën Tholos, pranë heliportit të ishullit. Ekipet e emergjencës gjetën trupat e tre personave që ndodheshin në bord.

Sipas raportimeve të mëvonshme, helikopteri vinte nga Markopoulo dhe u rrëzua gjatë afrimit për ulje, jo pas ngritjes nga Sifnosi siç u raportua fillimisht.

Shkaqet e aksidentit po hetohen nga autoritetet greke.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.