Rreth 2,100 punonjës të administratës publike kanë aplikuar për vetëm 300 kredi shtëpie me interes zero.
Afati i aplikimeve mbyllet sot, më 25 shtator. Programi ishte hapur më 27 gusht.
Kjo do të thotë se aktualisht ka rreth shtatë aplikantë për çdo kredi të disponueshme.
Programi financon blerjen e banesës sipas çmimit të referencës, ndërsa sipërfaqja që mund të financohet përcaktohet sipas përbërjes familjare.
Skema u drejtohet kategorive të caktuara të punonjësve të administratës publike që plotësojnë kriteret e programit.
Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se numri i lartë i aplikimeve tregon kërkesën e madhe për mundësi financimi të banesave.
Pas mbylljes së aplikimeve nis përzgjedhja për 300 kuotat.