25.09.2026
Ekonomi

3 lekë tarifë e re për çdo litër naftë

Qeveria parashikon një tarifë të re për financimin e rezervës së naftës; niveli 3 lekë për litër është ende orientues dhe shuma përfundimtare do të vendoset nga Këshilli i Ministrave.

Një tarifë e re pritet t’i shtohet çdo litri naftë të shitur në Shqipëri.

Në relacionin e projektligjit për krijimin e rezervës së sigurisë së naftës, qeveria llogarit si skenar një tarifë prej 3 lekësh për litër. Niveli nuk është ende përfundimtar dhe do të caktohet më vonë me vendim të Këshillit të Ministrave.

Me një tarifë 3 lekë për litër, shteti parashikon të mbledhë rreth 3.75 miliardë lekë në vit, afro 40 milionë euro.

Paratë do të përdoren për blerjen, depozitimin dhe administrimin e rezervës së sigurisë së karburanteve. Rezerva parashikohet të krijohet gjatë pesë viteve, çka do ta çonte efektin financiar të skemës në rreth 200 milionë euro.

Relacioni pranon se tarifa do të ketë ndikim edhe në çmimin që paguan konsumatori në pompë.

Masa vjen në një periudhë kur çmimet e energjisë dhe karburanteve mbeten nën presion nga tregjet ndërkombëtare.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.