Një ditë më pare Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar në Nju-Jork një takim
me kongresistin amerikan George Latimer, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në
Kosovë dhe për partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kurti ka bërë me dije
se gjatë takimit është diskutuar për zhvillimin ekonomik, sigurinë, forcimin e pozitës
ndërkombëtare të Kosovës, si dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimit.
Një nga çështjet e ngritura nga Kurti është edhe Kampi “Bondsteel”.
Ai ka ritheksuar qëndrimin që kampi të shndërrohet në bazë të përhershme ushtarake amerikane, duke e
cilësuar këtë si një masë në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë afatgjatë në rajon.
Në takim është diskutuar edhe për personat e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë,
varrezat masive dhe nevojën për deklasifikimin e dokumentacionit dhe hapjen e
arkivave nga Serbia. Kryeministri Kurti ka ngritur gjithashtu çështjen e shqiptarëve në
Luginën e Preshevës, duke folur për, siç është shprehur ai, diskriminimin dhe shkeljen e
të drejtave të tyre.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë i çmuar. Jemi
thellësisht mirënjohës për miqësinë tonë të qëndrueshme dhe mbështetjen dypartiake
që shteti ynë gëzon në Kongresin amerikan, ka shkruar Kurti në rrjetet sociale.
Një fjalë e urtë shqipëtare thote, më mire vonë se sa kurrë. Kurti bën shumë mirë që
kërkon partneritet me Amerikn, por në strategjinë politike që ai bën, është mire dhe
jetike që prishtina zyrtare që sot udhëhiqet nga Albin Krti, ta verë në plan të pare
partneritetin strategjk me Amerikën që e cliroi Kosovën.