Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, tha se Shqipëria ka avancuar ndjeshëm drejt anëtarësimit, por paralajmëroi se procesi bëhet më kërkues sa më pranë BE-së të jetë vendi.
Në Konferencën Ndërparlamentare në Tiranë, ajo veçoi sundimin e ligjit, institucionet gjyqësore, të drejtat e njeriut dhe reformat ekonomike.
Moreira de Sousa kërkoi vazhdimin e reformave dhe funksionimin e institucioneve të pavarura.
Ajo tha se përparimi duhet të matet edhe nga rezultatet që qytetarët ndiejnë drejtpërdrejt.