
Bashkimi Demokratik për Integrim ka kundërshtuar marrëveshjen për regjistrimin e nxënësve shqiptarë në shkollën fillore “Petar Zdravkovski-Penko” në Butel, duke e cilësuar atë diskriminuese.
Sipas marrëveshjes së bërë publike, nxënësit nga Çairi që jetojnë pranë shkollës mund të regjistrohen në klasën e parë nëse kanë një vëlla ose motër që ndjek tashmë mësimin aty.
BDI kundërshton gjithashtu faktin se marrëveshja nuk parashikon hapjen automatikisht të një klase të re në gjuhën shqipe.
Partia kërkon që, nëse ka numër të mjaftueshëm nxënësish që kërkojnë mësim në shqip, autoritetet të hapin një paralele të re pa vendosur kritere shtesë.