17.09.2026
Rajoni

Djemtë e Thaçit dhe Veselit priten me thirrje “UÇK” në Prishtinë

Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli u kthyen nga Haga pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe u pritën nga dhjetëra qytetarë në aeroport.

Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli, djemtë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, mbërritën mbrëmjen e së mërkurës në aeroportin e Prishtinës, ku u pritën nga qytetarë që brohorisnin “UÇK”.

Endrit Thaçi e quajti Gjykatën Speciale “gjykatë kriminale” dhe tha se pret që vendimi të ndryshojë në Apel. Klestor Veseli shprehu gjithashtu besimin se procesi i apelimit do të sjellë një rezultat tjetër.

Një ditë më parë, Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan Hashim Thaçin me 25 vjet burg, Jakup Krasniqin me 25 vjet, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet. Vendimi është i shkallës së parë dhe mund të apelohet.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.