27.10.2026
Rajoni

Gjashtë deputetë të LDK-së kundër marrëveshjes me LVV, rritet rreziku për zgjedhje të reja

Gjashtë deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë refuzuar të mbështesin marrëveshjen e partisë me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjen e Bekim Sejdiut president, duke thelluar përplasjet brenda LDK-së.

Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Armend Zemaj, Arben Gashi dhe Janina Ymeri kanë dalë kundër qëndrimit të Kryesisë së partisë.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se kundërshtimi i tyre mund ta çojë Kosovën në zgjedhje të parakohshme, ndërsa Albin Kurti ka deklaruar se marrëveshja me LDK-në mbetet në fuqi.

LVV ka 53 deputetë dhe LDK 18, por pas kundërshtimit të gjashtë deputetëve, vetëm 12 ligjvënës të LDK-së pritet të mbështesin Sejdiun.

Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda tre raundeve të votimit, Kuvendi shpërndahet dhe zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.