
Çështja u kthye për rishqyrtim pasi Kushtetuesja kërkoi arsyetim më të plotë për proporcionalitetin e masës “arrest me burg”.
Gjykata e Lartë do të rishqyrtojë sot masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Seanca është caktuar në orën 09:30 dhe do të zhvillohet në Dhomë Këshillimi.
Çështja u rikthye nga Gjykata Kushtetuese, e cila vlerësoi se nuk ishte arsyetuar mjaftueshëm pse Veliaj duhej të mbahej në burg dhe nëse kjo masë ishte proporcionale me rrethanat e rastit.
Gjykata e Lartë duhet të shqyrtojë nëse “arresti me burg” mbetet masa e nevojshme apo nëse mund të zbatohet një masë tjetër sigurie.
Vetë Gjykata e Lartë ka ndryshuar këtë vit praktikën për paraburgimin, duke përcaktuar se arresti në burg duhet të përdoret vetëm pasi gjykata të ketë shqyrtuar realisht masat më të lehta dhe të ketë shpjeguar pse ato nuk mjaftojnë.