27.10.2026
Rajoni

Hoti del kundër marrëveshjes Kurti-Abdixhiku për presidentin

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka deklaruar se nuk do ta mbështesë kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, të dakordësuar mes Albin Kurtit dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Hoti tha se kundërshtimi i tij nuk lidhet me arsye personale, por me bindjen se presidenti duhet të jetë një figurë që krijon konsensus përtej partive politike.

Sipas tij, kandidatura e Sejdiut nuk përfaqëson interesat politike dhe parimore të LDK-së dhe të elektoratit të saj.

Hoti kritikoi gjithashtu mënyrën se si është arritur marrëveshja, duke thënë se LDK-ja duhet të mbajë një qëndrim të pavarur dhe nuk duhet të mbështesë një kandidat vetëm për shkak të një marrëveshjeje politike.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.