24.09.2026
Sociale

I kërkuari nga SPAK për trafik kokaine kapet në Rusi

Shpëtim Aliu, i dyshuar për trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal, u arrestua për llogari të autoriteteve shqiptare.

Shpëtim Aliu, i njohur edhe si Salvatore, është arrestuar në Rusi dhe pritet të nisë procedura për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Aliu ishte në kërkim nga SPAK.

Gjykata e Posaçme kishte caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” në qershor për trafik narkotikësh, pastrim parash, grup të strukturuar kriminal dhe kryerje veprash penale nga organizata kriminale.

Hetimi lidhet me një rrjet që, sipas SPAK-ut dhe raportimeve mbi dosjen, dyshohet se ka trafikuar sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine drejt Europës.

Në operacionin e qershorit u sekuestruan 491 pasuri me vlerë rreth 150 milionë euro dhe u lëshuan masa sigurie për dhjetë persona.

Autoritetet shqiptare janë njoftuar për arrestimin dhe pritet procedura zyrtare e ekstradimit.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.