Këshilli i Sigurisë Kombëtare u mblodh të hënën në mëngjes pas zhvillimeve në Shërbimin Informativ të Shtetit.
Presidenti Bajram Begaj e thirri mbledhjen në orën 08:30 në Pallatin e Brigadave. Në takim morën pjesë kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi dhe drejtues të institucioneve të sigurisë.
Mbledhja vjen pasi ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, u vendos në arrest shtëpie dhe u shkarkua nga detyra.
Sipas raportimeve, në fokus ishin situata në SHISH, informacioni i klasifikuar dhe drejtimi i institucionit pas largimit të Hysenit.